10 yjet të cilët nuk konsumojnë aspak alkool

Disa prej tyre janë shumë surprizuese.

Shpesh pritet që jeta e yjeve të showbizi-t të jetë e mbushur me festa, alkool dhe drogë.

Edhe pse për disa është vërtet kështu, ka nga ata që nuk preferojnë aspak një jetë të tillë. Hidhini një sy personazheve më poshtë, të cilët çuditërisht bëjnë një jetë shumë të shëndetshme dhe nuk konsumojnë alkool.

Blake Lively

Ish aktorja e Gossip Girl nuk pi alkool, pasi asaj nuk i bëhët vonë për shijen dhe efektet anësore.

Jim Carrey

Jim ka thënë njëherë se jeta është tepër e bukur për të pirë apo për të marrë drogë.

Shania Twain

Këngëtarja ka pohuar se është ndjerë shumë keq pasi ka konsumuar alkool që në moshën 16-vjeçare dhe vendosi mos pijë asnjëherë.

Eminem

Njëherë i varur nga droga dhe alkooli, reperi ka qëndruar larg tyre për 9 vjet.

Daniel Radcliffe

Harry Potter i jetës reale ka thënë se gjatë xhirimeve të filmit konsumonte shumë alkool, por tashmë janë bërë 4 vjet që i qëndron larg.

Kim Kardashian

Sipas motrës së saj Khloe, Kim nuk ka pirë asnjëherë alkool dhe nuk ka qënë as kurioze të provojë.

Bradley Cooper

Pasi u kurua nga varësia e tij ndaj alkoolit, Cooper ka qëndruar i pastër për 13 vjet.

Jennifer Lopez

J.Lo nuk pi alkool pasi kujdeset shumë për lëkurën dhe kjo e tregon qartë…

Eva Mendes

Znj. Ryan Gosling ka shkuar në një qendër rehabilitimi në 2008 për varësinë ndaj alkoolit dhe që atëhere nuk e kthen kokën pas.

James Franco

Aktori bukurosh e ka lënë alkoolin në moshën 29-vjeçare, pas shumë vitesh që abuzonte me alkoolin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu