19 thesaret e fshehura të Evropës: Mes tyre edhe ky qytet shqiptar

Teksa pushimet verore afrojnë është koha të bëni planet. Nëse dëshironi të shmangni mbipopullimin, kjo listë me destinacione të jashtëzakonshme dhe të përballueshme do t’ju vijë në ndihmë.

Rosie Fitzemaurice e “Business Insider” ka publikuar listën e “Mastercad” me destinacionet pak të njohura të Europës, por të përballueshme, që ju vijnë në ndihmë të shmangni vendet me shumë njerëz në udhëtimin tuaj të radhës.

Lista është përpiluar duke përdorur informacionin nga blogerët e udhëtimeve lokale, ekspertëve të turizmit, si dhe të dhënave të “Mastercaed”.

Destinacionet janë renditur duke marrë në konsideratë bukurinë, mbipopullimin, koston e qëndrimit, komoditetin dhe sigurisht, mundësinë për të paguar me anë të kartës.

Këtu vijnë sëbashku 19 prej “thesareve të fshehura” dhe më të përballueshme të Europës, sipas Mastercard. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria, ku perfaqesohet me Gjirokastren.

Gjirokastra, një prej tre qyteteve Shqiptare të mbrojtura nga UNESCO, shtrihet në luginën mes Lumit Drino dhe Maleve Gjere. Njihet si ‘Qyteti i Gurtë’ për shkak të miksimit të tij unik të arkitekturës greke dhe osmane.
Çmimi mesatar i ushqimit për një person në një restorant mesatar është nën 8 Euro.

Çmimi i fjetjes në një dhomë dyshe për një person, në një shtëpi pritjeje me 3 yje, është 20 Dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu