20-vjeçarja mbulohet nga gjaku, ja çfarë i ndodhi në sheshin “Nënë Tereza’” (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme teksa një vajzë e re rreth të 20-ve po luante në një nga lodrat në sheshin ‘’Nënë Tereza’’, për fat të keq është lënduar keq, pasi një nga ndenjëset e kësaj lodre e ka zënë atë poshtë.

Dëshmitarët në vendngjarje, duke dërguar videon e cila është e filmuar nga larg dhe duke fajësuar gjendjen në të cilën ndodhen këto lodra në Tiranë, shpjegojnë situatën që ka kapluar më tej vendin.

Të rinjtë thanë për JetaOshQef se e reja u rrëzua papritur dhe si pasojë është mbuluar nga gjaku. Megjithëse vajza qëndronte e shtrirë, askush nuk guxonte t’i jepte ndihmën e parë, shtuan raportuesit, madje në vendngjarje kishte mbërritur edhe policia, por akoma jo ambulanca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu