Me 28 Maj do promovohet traileri i serialit “Shqiponjat e Arta” (FOTO)

Natën e 28 Majit i gjithë publiku shqiptar anembanë kudo që gjendet do njoftohet për herë të parë me aktorët kryesor si dhe do kenë mundësi të ndjekin trailerin e parë promovues të serialit “Shqiponjat e Arta”.

Me fillim nga ora 21:30 në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar do mbahet promovimi ku dhe do prezantohet traileri i serialit “Shqiponjat e Arta” para të pranishmëve.

Ky serial pritet që të bëjë boom në trojet shqiptare pasi do jetë seriali i parë që do sjell dashuri, dramë, aksion gjithcka në një serial të vetëm nga regjisori Hadis Sen.

Akoma nuk është zbuluar televizioni ku do shfaqen episodet e serialit “Shqiponjat e Arta”, por bëhet e ditur që edhe kjo shumë shpejt do bëhet publike.

Më poshtë ju sjellim disa foto nga shesh xhirimet e serialit/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu