3 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

Nga rrëzimi i një aeroplani të vogël që ka ndodhur pasditen e të dielës në Sanetschpass të Kantonit të Valisit, kanë humbur jetën tre persona. Lajmin e bërë publik më herët, e ka konfirmuar ndërkohë edhe Policia Kantonale e Valisit, shkruan srf.ch.

Fluturakja nisjen e kishte bërë nga Sitten-i (Sioni) dhe po fluturonte në drejtim të Kappelen-it, në regjionin e Biel/Bienne, në Kantonin e Bernës. Sipas informacioneve të sigurimit gjegjësisht kontrollit ajror, aeroplani i aksidentuar është i tipit “Piper 28”, transmeton albinfo.ch. Ai i takonte një grupi aviatorësh amatorë të regjionit Seeland, Kantoni i Bernës.

Në aksionin për shpëtim kanë marrë pjesë tre helikopterë të organizatës “Air Glaciers” si dhe njësi të zjarrfikësve, të policisë dhe të shpëtimtarëve sanitarë.

Policia nuk ka ende informacione lidhur e shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu