30 mijë dollar 1 kg, kjo është bima që do mbjellin shqiptarët në vend të kanabisit (VIDEO)

Mes debateve lidhur me kanabisin, LSI vjen me një propozim të ri, i cili sipas saj do të çojë në largimin e njerëzve nga mbjellja e kanabisit dhe kultivimin e një kulture tjetër.

“Ne jemi duke punuar për një strategji shumë interesante e cila shumë shpejt do të prezantohet për të bërë të kundërtën e asaj që po ndodh sot në Shqipëri, pra për të bërë të kundërtën e zhvillimit të kanabisit, për të rritur një kulturë tjetër e cila është shumë më e shtrenjtë, shumë më e kultivueshme, e cila është shafrani, e cila në Dumre është një zonë eksperimentale dhe të ardhurat janë të mëdha”, tha Monika Kryemadhi, deputete e LSI­së.

Këto deklarata, deputetja Monika Kryemadhi i bëri nga Elbasani, ku bashkë me Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe deputetin e PS-së Taulant Balla, bënë kompensimin për fermerët e prekur nga dermatoza nodulare./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu