34-vjeçari në ndihmë të qenit, zihet boks me kangurin (VIDEO)

Një 34-vjeçar ka shpëtuar qenin e tij, Max, nga kanguri, i cili po e mbyste atë. Në një video të cilën ai e ka publikuar në Facebook dallohet Greig Tonkins që godet me grusht kangurin.

Pas publikimit të pamjeve, 34-vjeçari e ka gjetur veten në vëmendjen ndërkombëtare, pasi videoja e tij ishte bërë virale.
E ndërsa shumë komentuesin e lavdëronin për gjestin e tij heroik, ka pasur edhe shumë të tjerë të cilët e kritikonin se si mund ta godiste kangurin.

Tonkins tregon se punon si një elefant ruajtës në Kopshtin Zoologjik të Dubo në Australi dhe kishte dalë për gjah të derrave të egër bashkë me disa miq, kur qeni i tij është sulmuar nga kanguri.

Në mbrojtje të gjestit që ai bëri, Tonkins shprehet se nuk kishte në plan të sulmonte kangurin, por e bëri vetëm për të shpëtuar qenin.

Shikoni videon për më shumë:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu