38 të vrarë nga sulmet ajrore të Turqisë në Siri

Ushtria turke ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër militantëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), në afërsi të maleve Sinjar në Irak, si dhe në verilindje të Sirisë, me qëllim që të ndalojë që grupi të dërgojë armë dhe eksplozivë për sulme brenda Turqisë.

Burimet informative bënë të ditur se të paktën 18 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të ushtrisë turke, kundër pozicioneve kurde në Sirinë Veriore.

Një zëdhënës i forcave ushtarake të Partisë Demokratike të kurdërve të Sirisë deklaroi se gjatë sulmeve ajrore të Turqisë ditën e martë ndaj pozicioneve të forcave të kësaj partie në verilindje të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur të paktën 38 persona.

Sipas këtij burimi, sulmet janë kryer në rajonet malore të qytetit Al-Malekije në afërsi të kufijve të Sirisë me Irakun. Si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 20 persona të armatosur dhe 18 të tjerë janë plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu