94 vjeçari ndërton një pishinë në oborr, për fëmijët e lagjes, që të mos ndiejë vemtinë

Nuk e duronte dot më vetminë, heshtjen mbytëse që ra në shtëpinë e tij pas vdekjes të së shoqes; kjo ishte arsyeja pse Keith Davison, në moshën 94 vjeçare, kërkoi kurën e duhur për trishtimin që e preku. Burri i moshuar vendosi të ndërtojë një pishinë të madhe në kopshtin e shtëpisë së tij, në Minnesota, për të mirëpritur të gjithë fëmijët e lagjes që kishin dëshirë të qendronin në një vend pa zhurma.

Historia e tij preku shumë njerëz dhe është shpërndarë menjëherë nëpër mediat e vendit. Keith e humbi të shoqen një vit më parë, nga kanceri, fare pak përpara 66 vjetorit të martesës së tyre. Nga ai moment, ishte thuajse e pamundur për të të qendronte në shtëpi, vetëm: “Nuk e imagjinoni se si mund të ndihesh. Qaja shumë. Është normale të jetë kështu sepse ajo nuk është më këtu”- ka treguar Keith. Edhe pse ka tre fëmijë, ai nuk është bërë me nipër e mbesa prandaj askush nuk mund t’ia largojë trishtimin.

Mendimi për ta ndryshuar situatën përmes kësaj mënyrë i erdhi fare rastësisht. Një ditë, një prej komshinjve i pati thënë të adoptonte një fëmijë. Nga këto fjalë ai mendoi ta kthente kopshtin në pishinë. “E dija që do të vinin të gjitha”- ka treguar më pas.

Investimi kushtoi 20 mijë dollarë por ia vlejti çdo kartëmonedhë. Dhjetëra fëmijë frekuentojnë përditë, falas, pishinën e tij dhe janë në çdo moment të ‘survejuar’ nga sytë e të moshuarit të mbushur me dashuri!

Living/ Burimi: Huffingtonpost


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu