A po zihet diçka mes ASH dhe LSDM?

Në këtë foto shihet një komunikim shumë miqësor mes Nënkryetarit të ASH prof. Elmi Azirit dhe Nënkryetarit të LSDM dhe Radmilla Shekerinskës, poashtu prezent edhe Ministri Edmond Ademi.

Kjo bisedë siç duket mund të jetë në kuadër të rundit të dytë zgjedhor për të kërkuar që LSDM të ketë rol neutral në raundin e dyte në raport me garën mes kandidatëve shqiptar.

Është konstatim edhe i analistëve dhe ekspertëve të ndryshëm se LSDM duhet të jetë mirënjohëse për kontributin e saj në formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e Qeverisë së re. Madje e kaluara politike e BDI e karakterizuar me korrupcion masiv, keqpërdorim te pushtetit, politizim të gjyqësorit jep argumente mjaftueshëme se mbështetja e LSDM ndaj BDI i ka irrituar vetë antarësinë e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu