Adelina do heqë dorë nga muzika, komenti i fanses do ju bëjë të qani (FOTO)

Një deklaratë e bërë ditë më parë nga këngëtarja e njohur Adelina Ismajli se ajo nuk do të merret më me muzikë ka mërzitur shumë fansat e saj.

Diva shqiptare pas një kohe të gjatë i ishte kthyer skenës, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse jo për ndonjë koncert apo mbrëmje muzikore, rikthimi i saj kishte gëzuar shumë të gjithë fansat.

Por, ata nuk e kishin pritur se Adelina do të heqë dorë nga ajo që di të bëjë më së miri.

Pak më parë Adelina në rrjetet sociale kishte publikuar fotografi gjatë performancës së saj në Gjilan.

“16 nëntor 2017 Gjilan… Duke bërë atë që e bëj më s’miri…”, kishte shkruar Adelina.

Por, një koment i një fanseje ishte vërtet emocionues.

“Nese qekjo osht ajo qe din me bo mas mirti pse po e len ?!”, i kishte shkruar ajo duke i lënë edhe një emoji që qan.

Edhe fansa të shumtë kanë kërkuar që diva e tyre mos të largohet nga muzika.

“une jam moshatare e jotja ta mirrshem shum lakmi kur kendojshe besom te lutem mos hiq dor asnjehere nga muzika sepse tije kjo vetvetja ma puth shum djalin” “Shume e vertet mas mirti e bon mos e le kurr”, “te duaaaa shumee ishalla@sjan te verteta do shkrime qe po elen muziken, dhe nese e ke than sakt te lutem@mos e lee te duaamm@shume ti je divaaa e shqiptaris je king”, ishin disa nga komentet që i kanë lënë fansat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu