Adnan Azizi: Sa mirë kur s’ke afera “Maxhar Telekom”, e se ke dert se të zbulohen vrasjet, krimet, korrupsioni dhe amoraliteti!

“Sa mirë është kur nuk ke afera “Maxhar Telekom”, kur nuk e ke dert se të zbulohen vrasjet, krimet, korrupsioni dhe amoraliteti.
Mund të të shpifin gjithë ditën e tërë natën,si nxenes te xhaxhit Enver shpifjen e kanë specializim sepse përveç shpifjes ata nuk dinë gjë tjetër, por nuk mund të të detyrojnë të nënshtrohesh. Fundja, Besa është Amanet dhe sado që e shpifni dhe akuzoni, veç më shumë e forconi. Sulmet që nuk të rrëzojnë, të forcojnë. Besa nuk nënshtrohet me shpifje! Gabim e keni. Besa nuk është BDI!“, kështu ka shkruar Adnan Azizi, anëtar i Kryesisë në Lëvizjen BESA.

Tutja Azizi ka thënë: “A ka dikush në BDI apo ndonjë këshilltarë i jashtëm ti tregojë Ali Ahmetit se të flasësh për dikasterët nuk nënkupton se ke folur për parimet, këta zotërinjtë parime i quajnë ndarjet e ministrive dhe drejtorive. Si zakonisht këto njerëz, parime dhe ideale jetësore çdoherë kanë pasur postet dhe paratë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu