Adoleshentet rrahin 12-vjeçaren, pamjet e brutalitetit i postojnë në internet (Video, +18)

Policia në Malbethorpe të Anglisë, është vënë në kërkim të dy adoleshenteve që e rrahën brutalisht një vajzë më të re, ndërsa pamjet i postuan në internet.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e shfaq 12-vjeçaren që përgjërohet ta lënë të largohet nga aty, teksa pështyhet dhe goditet me shqelma në kokë, transmeton Telegrafi.

 

Sulmueset përdorin fjalor shumë vulgar dhe përbuzin viktimën e pafuqishme të ikën nga aty.

Përmes pamjeve të publikuara, forcat e rendit kërkojnë nga të gjithë që të identifikohen sulmueset dhe të ndihmojnë të ndalojnë çfarëdo forme dhune mes të rinjve. /Infoshqipi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu