Ahmeti: Më 20 shkurt arrijnë edhe 30 autobusë

Shpend Ahmeti derisa ka folur për premtimet që kishte bërë para se ta merrte drejtimin e Prishtinës, ka pohuar se Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që e ka të shkruar programin qeverisës me 170 faqe, njofton Klan Kosova.

Ai këtu ka folur për autobusët e blerë, që 15 nga ta veç ka arrit në kryeqytet gjatë muajit janar.

Kurse ka treguar se 30 të tjerë do të vijnë me 20 të muajit shkurt.

Ahmeti ka thënë se deri në fund të mandatit do t’i rrëzojë edhe të ashtuquajturat garazhet e PDK-së dhe do ta shesë Q7.

Kurse nënkryetari i komunës, Dardan Sejdiu ka thënë se uzurpimi i bordeve të ndërmarrjeve që merren me resurse ujore vazhdon të jetë problematik.

“Na është dashur të punojmë dy vite me donatorët që të sigurohemi që procesi i zgjedhjes së drejtorit ekzekutiv na është dashur dy vite që të vjen një drejtor që të plotësohet”.

“E gjithë dinamika e ndërtimit të fabrikës së Gjelosh Vataj ndryshoi rrënjësisht”.

“Dhe sot jemi në situatë që në fund të mandatit të themi që Prishtina të ketë 24 orë ujë”, ka shtuar Sejdiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu