“Ajo tha Po”, Granit Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon martesë të fejuarës së tij, Leonitës (FOTO)

Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka përmbyllur suksesshëm sezonin e tij të parë në Ligën Premier.

Duket se gjërat për futbollistin po ecin si mos më mirë edhe në jetën private.

Pas dy vitesh fejesë me të fejuarën e tij Leonita Lekajn, duket se Xhaka tashmë është gati drejt një hapi më të madh.

Së fundmi, ai ka treguar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, se në natën e mbrëmshme (e mërkurë) pas një darke romantike me të fejuarën, është ulur në gjunjë dhe i ka bërë asaj propozimin për martesë.

Në fotografinë e publikuar, Graniti shihet duke nxjerr unazën e propozimit, ndërsa Leonita e veshur bukur dhe elegante në të kuqe, nga emocionet me zor mbante lotët.

“Ajo tha PO. Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë” (sic.), shkruan Xhaka në gjuhën angleze përbri fotografisë.

Pas këtij propozimi, pritet që e afërt të jetë edhe dasma e çiftit.

?She said YES? A golden Ball is a miracle, a golden wife is a paradise! ❤ Mr&Mrs Xhaka ???? @__ll.gx__

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu