Aksident i tmerrshëm i djalit të pronarit të “Jumbo”-s, “Porsche”-ja e tij mbyt edhe tre të tjerë (VIDEO)

I biri i pronarit të “Jumbo” George Vakakis (24) ka vdekur dje në një aksident të tmerrshëm me makinë, aksident që thuhet se ka ndodhur në autostradën Athinë – Lamia.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai po e ngiste “Porsche”-n e tij me shpejtësi të madhe dhe u përplas me një makinë të parkuar “Honda”.

Goditja ishte aq e fuqishme sa që të dy automjetet shpërthyen menjëherë.

Nga ky aksident i tmerrshëm, mbetën të vdekur George Vakakis, shoku i tij, i cili ishte në “Porsche”, si dhe një grua 33-vjeçare dhe fëmija i saj tre vjeçar, të cilët ishin në “Honda”.

Burri i gruas së vdekur thuhet se në ato momente gjendej në tualet. Kur ai dëgjoi një shpërthim të tmerrshëm, kishte nxituar për të parë se për çfarë po bëhej fjalë, por nuk kishte mbetur asgjë. Të dy automjetet ishin në flakë.

Burri kishte vrapuar drejt makinës për të ndihmuar gruan dhe fëmijën e tij, por sipas dëshmitarëve okularë, për shkak të zjarrit të madh, kjo ishte e pamundur.

Trupi i Vakakis është djegur plotësisht, e i shokut të tij, ishte gjetur dhjetë metra larg nga aksidenti. /Teelgrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu