Aksioni kur Griezmann u përjashtua: penallti apo simulim? (VIDEO)

Atletico Madridi barazoi në La Liga me rezultat 2-2 ndaj Gironas.

Djelmoshat e Diego Simeones pjesën e parë e mbyllën duke humbur me rezultat 2-0, kurse në të dytën u përjashtua Antoine Griezmann.

Francezi u përjashtua në minutën 67-të, së pari u ndëshkua me karton të verdhë se simuloi dhe pastaj me të dytin për sjellje jo të mira ndaj gjyqtarit.

Por, nga e gjitha kjo duket se Atletico u motivua dhe barazoi rezultatin.

Në minutën e 78-të shënoi Angel Correa, ndërsa Jose Gimenez në minutën e 85-të. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu