Aktorja maqedonase godet regjimin: “Shqiptarët e mallkuar” janë të zotë

Aktorja e njohur maqedonase, Sinolicka Trpkova ka hedhur kritika të ashpra në adresë të regjimit dhe kauzës kundër shqiptarëve në këtë shtet, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Duhet të mbahen zgjedhje të reja, në të cilat vetëm VMRO do të fitoj, sepse ashtu është rendi dhe populli është vetëdijsuar.  BE s’ka cka përzihet”.  Po me cka do të jetoni o maqedonas të pastër? Çka prodhoni dhe krijoni, ikët nga arat dhe fushat, kurse ‘shqiptarët e mallkuar’ punojnë dhjetë herë më shumë se të gjithë ju. Nga fondet evropiane ushqehet gjysma e Maqedonisë. Populli i vërtetë punëtor ulërinë dhe rënkon nga vuajtja nën këmbët e juaja administrative. Vetë i keni përdhosur Konevskin, Janevskin dhe Racinin, e këndej gjuhën po e mbroni… Zoti na ruajtë nga disa perosnave që për herë të parë kanë dalë nga ndonjë shpellë, në të cilën kanë qenë të mbyllur mijëra vite? Ohri i ndotur? Liqeni i Dojranit i mbushur me fekale, Smogu vdekjeprurës në Shkup , Barok dhe karton në Vardar , Vodno e masakruar në gjysmë, fshatra të boshatisura, Maqedonia lindore e zbrazur, kreditet e juaja për brekë dhe bukë. Çka do tiu marrin. Çdo gjë është marrë”, është shprehur ajo./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu