Almeda Abazi edhe pse u martua me aktroin turk shprehet publikisht: E zhgënjyer nga turqit, (FOTO

Ka shumë pak kohë prej kur bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisma kanë kurorëzuar dashurinë tyre me martesë.

Almeda përkrah ‘Çënarit’ ndihet si në qiellin e shtatë, më e dashuruar se kurrë, por si duket është zhgënjyer me vendasit e aktorit, shkruan lajmi.net

Këtë zhgënjim bukuroshja shqiptare e ka shprehur publikisht nëpërmjet një fotografie përkrah të cilës i ka falenderuar të gjithë shqiptarët që e uruan duke mos e lënë pa e përmendur faktin që e habiti aq shumë, se si njerëzit me të cilët është shoqëruar në Turqi nuk e kanë uruar fare.

“Falënderoj sërish të gjithë miqtë dhe shokët që më kanë telefonuar, pyetur dhe uruar në ditën më të lumtur të jetës time, ditën që realizova ëndrrat e mija, momentin që mora vendimin më të rëndësishëm në jetë. Mirëpo, nuk e kaloj dot pa e thënë edh këtë:

Në një kohë që të afërt dhe të largët, gjithkush që njoh në Shqipëri më telefonoi, madje teksa merrja mesazhe urimi edhe nga vende të ndryshme të botës; më ka habitur fakti që shumica e njerëzve, me të cilët kam ndarë shumë gjëra në Turqi, nuk më kanë telefonuar. Kjo do të thotë se kuptimi im rreth miqësisë dhe shoqërisë nuk u përputhka me të tyrin. Suksese në jetë të gjithëve!”, ishin fjalët e Almedës.

Kujtojmë se ajo ka ”rrëmbyer” njërin prej meshkujve më të ndjekur, ëndërra e secilës femër, por edhe ‘Çënari’ është me fat që pranë vetes ka një grua si Almeda, e mençur, e zonja dhe këmbëgulëse në arritjen e qëllimeve./Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu