Ambasada e Prishtinës, lëshon vizat e para për qytetarët kosovar

Ambasada e Prishtinës ka lëshuar vizat e para për qytetarët e Kosovës.

Familja Azemi janë të parët që kanë marrë vizat në Prishtinë, pasi ata kanë fituar vizat përmes Lotarisë për Kartonin e Gjelbër.

Për këtë ka njoftuar vetë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë që të aplikojnë për këto viza, për vitet e ardhshme, transmeton Indeksonline.

“Kush ndihet me fat? Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tashmë ka lëshuar vizat e saj të para të qytetarët e Kosovës. Familja Azemi e cila ka fituar “Lotarinë e Kartonit të Gjelbër” më parë në këtë vit, po bëhen gati për të kaluar në Karolinën e Jugut me vizat e tyre të reja. A jeni i interesuar për lotarinë e vizave të diversitetit dhe për ta provuar fatin dhe të bëheni një nga fituesit e 50 mijë vizave në vitin e ardhshëm? Sigurohuni që po përdorni vetëm këtë faqe zyrtare: https://www.dvlottery.state.go…Mos harroni regjistrimi është i lirë, ju mund të regjistroheni vetëm një herë dhe kujdesni nga mashtrimet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu