Ambasadori amerikan në Beograd: Nuk do të ndryshojë politika amerikane në Ballkan

Para inaugurimit të tij si president amerikan, Donald Trump ka kërkuar që të gjithë ambasadorët amerikanë në botë, të emëruar nga Barack Obama, të largohen nga zyrat e tyre në mesditën e 20 janarit.

Por, ky vendim nuk prek ambasadorët e karrierës në Kosovë, Greg Delawie. E njëjta vlen edhe për ambasadorin në Beograd, Kyle Scott, i cili se nga e hëna do t’i shpërbejë Trumpit, raporton Danas, transmeton Telegrafi.

“E kemi vendimin të rrimë ku jemi e të punojmë për presidentin e ri siç kemi punuar për paraardhësin e tij”, ka thënë ai.

Scott u shpreh se politika e jashtme amerikane, nën administratën e Trumpit, nuk do të ndryshojë në Ballkan.

“Nuk kam parë diçka në fushatën e Trumpit, që do të më shtynte të besoja se do të ndryshojë politikën e SHBA-ve ndaj pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se do të vazhdojnë të fokusohen në stabilitet, pajtimin rajonal dhe reformimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu