Analistët: Retorika e Gruevskit anti -shtetërore

Thirrjen që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, e dërgoi deri te populli, të qëndrojë në mbrojtje të shtetit, për pjesën më të madhe të analistëve është lojë e rrezikshme, për shkak të së cilës duhet të reagojë edhe Prokurori publik, transmeton FLAKA.mk.

Dje, përmes rrjeteve sociale dhe përmes një interviste televizive, Gruevski e quajti VMRO-DPMNE-në baston të fundit para tentimeve për ridefinim të shtetit. Ai i bëri thirrje Zaevit të godas atë dhe ta burgos, ofroi përkrahje për Qeveri të pakicës, por të mos goditet në themelet e shtetit.

Nga LSDM menjëherë iu përgjigjën: “Nën kërcënim janë vetëm të privilegjuarit e Guevskit dhe familija. Gënjeshtrat për gjora ridefinim, federalizëm dhe kantonizime janë pasoja të firkës me ballafaqim me drejtësinë. Gruevski dhe bashkëpunëtorët do të përgjigjen për vjedhje, krim, korrupsion dhe për tragjedi personale dhe profesionale që i shkaktuan popullatës”, thonë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu