Angelina Jolie flet në Londër për masakrën në Srebrenicë

Fondacioni britanik “Remembering Srebrenica” nga Britania e Madhe, ka organizuar një mbrëmje në nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Njëra nga folëset në këtë ngjarje do të jetë edhe Angelina Jolie.

Jolie disa herë ka folur në mbarë botën për gjenocidin që patën shkaktuar forcat serbe në Srebrenicë, transmeton Klan Kosova. Madje ajo kishte vizituar edhe Qendrën Memoriale në Potoçar.

Kjo ngjarje do të mbahet pikërishtë kur janë bërë 22 vjet nga maskra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ishte vitit 1992 kur Serbia nisi luftën në Bosnje.

Në prill të vitit 1995 Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi Srebrenicën në veri-lindje të Bosnjes si “zonë të sigurtë”. Zona ruhej nga paqeruajtës të OKB-së, të njohur si “kaskat blu”.

Megjithkëtë më 11 korrik 1995 – në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur.

Edhe sot mijëra boshnjakë por edhe njerëz nga e mbarë botë mblidhen sot Bosnje për të kujtuar të rënët.

22 vjet pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre.

Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu