Angellov: Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së (FOTO)

Stojançe Angellov në profilin e tij në Facbook shkruan se Nikolla Gruevski ka paditur “branitellat” e lënduar maqedonas, që t’i kthejnë paratë e tyre të përgjakshme që i kishin marrë si dëmshpërblim për shkak se kanë humbur pjesë të trupit, sipas Angellovit, duke e mbrojtur atdheun.

“Ka paditur dhe familjarët e të vrarëve në Vejcë, ka paditur prindërit, baballarët dhe nënat, gratë dhe fëmijët e të vrarëve. Unë personalisht e kam lutur Nikolla Gruevskit të largojë këto padi të pakuptimta, por ai as që donte të dëgjojë”, shkruan Angellov.

Ai gjithashtu thekson se gjatë ditëve në vijim do të postojë seri të siç e quan, patriotizmi të rrejshëm të Gruevskit, që populli maqedonas ta kuptojë njëherë e mirë se kush është ai.

Në komentet e këtij statusi, Angellov ka postuar një artikull me mbishkrimin “Poshtërimi dhemb më shumë se predhat e UÇK-së”, në të cilin shkruhet se njëri nga të plagosurit maqedonas në luftën e 2001 duhet të kthejë paratë që i ka marrë si dëmshpërblim prej luftës, me kamatë me kërkesë të Nikolla Gruevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu