Anglia bën gati “terminatorët” kundër armëve kimike (FOTO)

Britania e Madhe është duke përgatitur një njësi speciale për të ndërhyrë në raste të sulmeve me armë kimike nga elementët e ISIS në ishull, përcjell Albeu.com.

Njësia do të ketë veshje të posaçme që parandalojnë kontaminimin e ushtarëve nga çdo lloj arme kimike duke mundësuar realizimin e misionit me sukses.

Vendimi për të ngritur këtë njësi speciale të ndërhyrjes kundër depove të armëve kimike nga ana e ISIS vjen pas kërcënimeve të ndryshme për sulme të tilla në Britaninë e Madhe dhe Europë si edhe masakrave që kanë ndodhur disa herë pas sulmeve të ngjashme në Siri.

Frika e britanikëve është se pas përfundimit të luftës, elementët radikalë mund të rikthehen në Britaninë e Madhe dhe të ndërmarrin atje sulme kimike. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu