Anketë, qytetarët të kënaqur nga koalicioni Aleanca-BESA (VIDEO)

Rrjetet sociale dhe mediat në gjuhën shqipe i dhanë përkrahje entuziaste koalicionit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, menjëherë pas publikimit të tij nga vetë përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike. Më shumë se kaq, ekipi i Televizionit Shenja realizoi një anketë me qytetarët, të cilët po ashtu shpreheshin se janë të kënaqur nga ky veprim. Ata thonin se e kanë mirëpritur bashkëpunimin e këtyre siç i cilësuan ata, dy subjekeve të fuqishme politike shqiptare dhe kjo marrëveshje që është bërë mes tyre do të reflektojë që gjërat të marrin të mbarën.

QYTETAR

“Është një gjest që duhet të mirëpritet, pasi që një kohë të gjatë opozita shqiptare ishte e përçarë…Nëse bëhet fjalë për dy subjekte që është pozitë dhe opozitë, sigurisht do të reflektoj më mirë. Me një opozitë të përçarë, e pamë një kohë të gjatë se gjërat nuk marin të mbarën”.

QYTETAR

“Çdo bashkim është i mirëseardhur për mua…Ishalla dhashtë Zoti le të jetë e mbarë”.

Ka edhe nga ata që thonë se do të ishte më mirë që qytetarët të vendosnin vet për përkrahjen e njërës apo tjetrës.

QYETAR

“Populli ka qenë i orientuar secili në atë partinë e vet… Unë nuk e di, ata politikanët e dijnë më mirë, por sipas meje është dashur të vendosë secili njëri me atë mendimin e vet”.
Megjithatë shumica dërmuese përgëzojnë partitë që kanë marrë një vendim të këtillë për bashkëpunim, pasi sipas tyre kjo ka qenë kërkesë dhe nevojë edhe e vetë qytetarëve.

QYTETAR

“Ka qenë një hap i pritur, mendoj që duhet të bashkohen që të dyja pasi këtë e kërkon edhe populli. Një hap i mirëpritur….Komunave shqiptare i është nevoitur një bashkëpunim mes partive opozitare dhe të krijohet një balans, që pastaj partia tjetër që është në pushtet të vetëdijësohet dhe të punoj pak më shumë”.

QYTETAR

“Bashkëpunimi është i mirë, le të fitoj më i miri…Duhet të bëhet më mirë, sepse është koha që të bëhet më mirë për shqiptarët”.
Qytetarët presin që dalja në rrethin e dytë të jetë edhe më e madhe, si pasojë e atmosferës pozitive që mbizotëron pas këtij koalicioni. Ata komentojnë se është hera e parë që dy parti perspektive bashkojnë forcat për të mirën e qytetarëve. /shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu