“Arma sekrete” e Putinit: Rusia teston “arsenalin shkatërrues” që kurrë nuk është përdorur në luftë (VIDEO)

Ushtria e Vladimir Putinit po teston arsenalin e fshehtë “shkatërrues” të armëve dhe pajisjeve ushtarake në një hapësirë në Rusinë jugore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë gjenerali rus Oleg Kislov ai që ka thënë se armët e bazuara në “parime të reja fizike” po testohen në rajonin jugor të Astrakhan.

“Gama e testimit siguron kërkime për të krijuar dhe testuar armë dhe pajisje ushtarake bazuar në parime të reja fizike”, citohet të ketë thënë ai.

Siç shkruajnë mediat e huaja, fraza “parime të reja fizike” përdoret nga zyrtarët ushtarakë për të përshkruar armët që nuk janë përdorur kurrë në luftë.

Po ashtu edhe Kislov nuk ka zbuluar aftësitë e sakta të armëve. Por ai ka thënë vetëm se janë duke u zhvilluar testet e tyre.

“Puna për zhvillimin e raketave balistike të reja është gjithashtu në proces”, ka shtuar ai.

Rusia besohet të jetë duke testuar armë elektromagnetike, të njohura edhe si “arma hekurudhë”, që mund të godas deri në 4.500mph.

Vladimir Mikheyev, këshilltar i lartë për Grupin e Teknologjisë Radio-Elektronike (KRET), tha se avionët luftarakë rusë pa pilot mund të armatosen me armë elektromagnetike.

Rusia, javën e kaluar, deklaroi se SHBA-ja në mënyrë të fshehtë ka zhvilluar një plan për luftën bërthamore që i bën raketat e saj balistike të padobishme.

SHBA ka vendosur fshehurazi sistemet e raketave të lundrimit në Europë brenda rrezes së pjesës më të madhe të Rusisë perëndimore, pretendoi Kremlini.

Një mburojë e mbrojtjes amerikane, e aftë për të shënuar dhe hedhur poshtë raketat ruse balistike, është instaluar gjithashtu, është thënë më tej.

Aleksandër Jemelyanov, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Rusisë, akuzoi SHBA për shkeljen e “detyrimeve të saj ndërkombëtare” duke instaluar sistemin e raketave. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu