Arrestohet Albin Kurti dhe dy deputetet e VV-së, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.

Deputeti i VV-së është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës. Gjatë arrestimit të tij u përdor sprej ndaj deputetëve tjerë që kundërshtonin arrestimin e Kurtit.

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës./koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu