Arsyeja e vërtetë pse Princeshë Diana mbante dy ora në kyçin e majtë

Jo rrallë herë Princeshë Diana është fotografuar me dy ora në kyçin e saj të majtë. Ndryshe nga se mund të mendohet, ajo do të refuzonte çdo bizhuteri të paçmueshme të familjes mbretërore, vetëm për të mbajtur aksesorët e saj më të vyer dhe ky rast nuk bën përjashtim.

Veshjet dhe bizhuteritë e saj ishin deklarata të fshehta sentimentale për të dashurit e saj .
Në ditën e dasmës Princeshë Diana nuk do të mbante në kokë kurorën ikonike të Mbretëreshës, por kurorën që motra e saj kishte mbajtur në ditën e saj të dasmës. Kur Diana lindi Princin William, bashkëshorti i dhuroi një një gjerdan të gdhendur me emrin e të voglit, varëse të cilën, Diana do ta mbante për vite me rradhë.
Për këtë arsye ne nuk habitemi përse Princeshë Diana shfaqej me dy ora gjatë ndeshjeve Polo, kur luante Princi Çarls në atë kohë i fejuari i saj .

Njëra orë ishte e veta, ndërkohë ora tjetër ishte e të dashurit të saj !Kjo sipas Dianës i sillte fat princit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu