Askush nuk e kishte vënë re këtë detaj të fustanit të motrës së Andrra Destanit gjatë dasmës së saj me Sinanin (FOTO)

Sot, bashkëshortja e Sinan Hoxhës ka uruar të motrën për ditëlindje, duke zgjedhur një foto të të dyjave nga dasma e saj, gushtin e dy viteve më parë.

Është një foto shumë e bukur, ku dallohet emocioni i motrave gjatë festës, por pas kësaj nuk mund të mos vësh re që edhe motra e nuses, Arlinda, ishte veshur atë ditë me fustan të bardhë.

Rregullat e etikës së veshjes, vitet e fundit, ndalojnë femrat e tjera në dasmë, të vishen me të bardha, por ndoshta mes motrave Destani nuk ka ekzistuar ky problem. Të kujtojnë pak Kate dhe Pippa Middleton gjatë dasmës rojale ku Pippa i mbante fustanin e bardhë Kate-it, e veshur edhe vetë me të bardha. Në të vërtetë tradita origjinale e shoqërueseve kërkon që ato të vishen me të bardha për të maskuar dhe mbrojtur nusen, por në kohët moderne, kodi i veshjes së dasmës zakonisht kërkon që e vetmja me të bardha të jetë nusja.

Gjithsesi rregullat brenda familjes dhe mirëkuptimi mes dy motrash është më i fortë sesa rregullat e veshjes. Kjo ka ndodhur me siguri edhe mes Arlindës dhe Andrrës, e cila sot e uron me shumë dashuri.

“Desha te gjeja nje fraze te jashtezakonshme…por nuk ekziston asnje aq te bukur sa te transmetoje dashurine time per ty. Gezuar 18 vjetorin moter e dashur festofsh edhe shume vite te tjera me te dashurit e tu. Shpresoj qe gjitha deshirat qe i ke te behen Realitet! Te duaaaaaaaaaa pafund”, i shkruan Andrra së motrës. Sigurisht, nuk shqetësohet aspak për ngjyrën e fustanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu