Ata na vrasin e sakatosin, ne i fuqizojmë

Ata luajnë lojëra me njerëzit tonë, i mashtrojnë, i vrasin, i sakatosin.

Digjen shtepiat, dëmtohen qytetarët e thjeshtë, e NE! Ne ushqejmë rritjen e ekonomisë së tyre në çdo mënyrë të mundshme.

Ata kanë besimin e konsumatorit tonë në çdo lloj produkti, ata kanë besimin e cilesisë dhe kualitetit, ata kanë besimin e popullit tonë, e ATA lëjnë fëmije jetima, pa këshillen e babit, pa ndihmen dhe fuqinë shpirtërore të prindit.

Besimi jonë tek ATA shpërfaqet duke filluar nga blerja e ushqimeve elementare, spitalet e vizituara, e duke vazhduar tek produktet luksoze. Ketu nuk dua të flas vetëm për një gjë, ndoshta do jenë shumë mirëpo populli jonë duhet të vetdijësohet se kriminelët dhe matrapazët e tyre po fuqizohen nga ne; kjo duke ju fuqizuar ekonomia e tyre dhe duke ju rritur kapitalin si shtet.

Po citoj të dhënat e doganës përkatësisht, Adriatik Stavilecit, të cilat i ka bërë publike “Gjatë tremujorit të parë të këtij viti importi nga Maqedonia kap vlerën prej 23.471.248.14 eurosh, ndërsa nga Kosova në Maqedoni janë eksportuar mallra në vlerë prej 7.040.230.42 eurosh”

Unë besoj fuqishëm se në tregun e Kosovës ka zëvendesim për çdo produkt të importuar nga Maqedonia, do marr vetëm disa shembuj:

· Skopsko Pivo me Birra Peja, Birra Korça apo birrat tjera nga Kosova e Shqipëria

· Ajvari Viproo me Ajvarin Progres

· Stopi Flips me Vipa Smoki, apo Minex

· Europa llokuma me Liri llokuma

· Bimilk apo Alpi me Vita Qumësht apo Gjirofarm

· Sunday (tolluma) me Family

· Mirena (keqap) me Eurofood

Po sikur ne si popull të bëjme me te pakten që kemi mundësi që ta bëjmë? Po sikur ne t’i bojkotojmë këto produkte? Me këto veprime përpos qe do rrisnim ekonomine e vendit, për përafersisht 240,000,000.00 Euro, ne poashtu do rrisnim prodhimtarin ne vendin tone. E kjo nënkupton rritje të vendeve të punes dhe rritje të standardit të jetës për vetën tonë.

Në Kosovë përpos Spitalit Shtetëror, përpos qendrave të mjekesisë, kemi edhe spitale private te cilat kane arritur suksese të mëdha në intervenime të ndryshme duke filluar nga ato më të thjeshtat e deri tek shpetimi i jetes.

Po sikur ne të mos vizitonim spitalin Filipi 2 për problemet me zemër por te vizitonim Medicine Hospital; po sikur për shtatzani të mos vizitohet Sistina mirëpo Spitali Lindja apo Bahceci; Po sikur në vend të intervenimeve të ndryshme të vizitohet Spitali Amerikan dhe jo ato të Maqedonisë. Po sikur përfundimisht të vizitohet Qendra Klinike Universitare e Kosoves, a do rritej investimi në përmirësimin e këtij spitali dhe gjendjës së tij, patjetër që PO. Kjo do bëhej nëpërmjet pagesave për kontrolla, përmes rritjes së besimit te mjekët dhe motivimit te tyre për punë nga besimi jonë.

Tani do kalojë tek ato më lukzose e që janë “shopping” apo blerja e rrobave në shtetin Maqedonas, ku sipas disa te dhenave mbi 1,000 vetura nga Kosova hyn çdo vikend në Maqedoni, e po sikur të bënim një matematikë të thjeshtë duke supozuar se disa nga këta 1,000 vetura kanë familjar atje dhe i vizitojnë. Unë do marr një shembull, po sikur vetëm 500 përsona bëjnë blerje në qendrat tregtare të Shkupit.

500 (persona)* 50euro blerje = 25,000euro në baza të një vikendi

Po sikur ta bënim këte shumëzim në baza vjetore

25,000 euro në baza javore * 50 vikende = 1,250,000 në bazë vjetore

Përfundimisht ne po fuqizojmë ata që femijeve të të vrarëve në Kumanovë ju larguan përjetësisht lumturinë e të thirrurit emrin BABI.

Paranë që ne me shumë mund e fitojmë po ja u dhurojmë lehtësisht atyre që lanë fëmijë pa prind, atyre qe nuk hezituan të kallin e shkaterrojnë shtëpi të njerëzve të pafajshëm.

Po, ne mund të ja dalim në çdo aspekt. Po ne mund te rritemi ekonomikisht. Po, ne mund të permirsojmë standaridn e jetesës, e kjo mund të bëhet vetem duke lejuar qe paraja jonë e fituar me mund te mbetet në Kosovë.

E deri sa po e shkruaja këtë tekst ajo çfarë po me rrinte në mend është poezia e Fan Nolit — Syrgjyn Vdekur, e posaqerisht kjo pjesa :

“Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

Me tre plumba na i ranë,

Na e vran’ e na e shanë,

Na i thanë trathëtor.

Duaje Tënden, Bojkoto të Huajen, Fuqizo vendin tënd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu