Audi zbulon modelin spektakolar A8 (FOTO)

Gjiganti i prodhimit të automjeteve, Audi, i ka zbuluar publikut modelin më të ri A8.

Kjo ka ndodhur të mërkurën, gjatë premierës së filmit “Spider-man: Homecoming”, në Hollywood.

Audi ka qenë shumë i heshtur në lidhje me publikimin e detajeve të këtij modeli të ri, i cili pritet të debutojë në Samitin Audi, në Barcelonë, më 11 korrik.

Në këtë Samit pritet të bëhen të ditura të gjitha risitë që Audi ka sjellë me A8-ën e re, transmeton tch.

Ky model pritet të “zaptojë” sallonet e automjeteve gjatë vitit të ardhshëm, si një model i vitit 2019.