Autobusi me udhëtarë nga Maqedonia aksidentohet në Austri, ka edhe të vdekur (FOTO)

Një i vdekur, ndërsa më shumë të lënduar pasi një autobus ku kanë qenë 28 udhëtarë nga Maqedonia mbrëmë rreth orës 22 është përplasur me një veturë në afërsi të vendit Shlibrah të Austrisë, njoftojnë mediat lokale.

Sipas informacioneve, personi i vdekur është i veturës që është përplasur me autobusin. Nuk ka informacione për arsyet që sollën deri tek fatkeqësia.

Detaje tjera rreth aksidentit:

Shoferi i një autobusi nga Maqedonia është lënduar në një aksident rrugor gjatë përplasjes me një makinë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në afërsi të Shlierbahut në Austri.

Bëhet fjalë për autobusin e transportuesit nga Maqedonia “Nasir Turs” i cili ka qarkulluar nga Hamburgu për në Maqedoni. Për MIA-n nga “Nasir Turs” konfirmuan se shoferi 40 vjeçar ka marrë lëndime dhe është transferuar në një spital austriak. Në momentin e aksidentit në autobus janë transportuar 28 udhëtarë, të cilët nuk janë lënduar dhe kanë vazhduar rrugën me autobus tjetër.

Në aksidentin krahas autobusit kanë marrë pjesë edhe tre makina.

Sipas mediave lokale, në aksident ka humbur jetën shoqëruesi në makinë një burrë 25 vjeçar, shoferi i makinës është lënduar rëndë, ndërsa janë lënduar më lehtë edhe tre persona.

Sipas njohurive të para të policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur makina ka kaluar në anën e kundërt dhe drejtpërdrejt është përplasur me autobusin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu