Automobilat më te popularizuara në kohën e ish-Jugosllavisë

Njëri prej automobilave më të popularizuar në kohën e EX-Jugosllavisë sigurisht se ka qenë Jugo-45.Ky model është shitur edhe në SHBA rreth viteve të 1980,por aty ka dështuar suksesi ,edhe pse këtu rrasti ka qenë shumë më ndryshe.

Kjo nuk është vetura e vetme e modelit të vjetër që ju bien ndërmend gjeneratave të vjetra.Popularizimi i veturave të shkollës së vjetër ka qenë në nivel të lartë,sa që ato mund ti shohim edhe në ditët e sotme.

Yugo 45- Modeli është prodhuar prej vitit 1981 në Sërbi,Kragujevac.Kompanija Italijane “Fiat” ka dizajnuar për Zastava.Vitin 1980 në SHBA është zgjedhur automobili më i lirë.Modeli nuk prodhohet prej vitit 2008.

Zastava 750, me emrin popullor i njohur si “Fiqo”, automobili është bërë simbol për Jugosllavinë kur ka filluar të prodhohet prej vitit 1962. Modeli është prodhuar deri në vitin 1985 është përdorur për më shumë shërbime në Yugosllavi si për polici, autoshkolla dhe autoklube.

Citroen 2CV I ashtëquajturi “spaqek” është dizajnuar nga një Francez por është prodhuar në Jugosllavi në fabrikën sllovene “TOMOS”.

LADA 1300 ky model është dizajnuar nga “Fiat 124”. Makina është prodhuar në ish Bashkimin Sovjetik, ky model ka qenë më i njohuri në Jugosllavi.

ZASTAVA 101 i ashtëquajturi me emrin “Njëqind e një” makina është prodhuar prej vitit 1971 në Kragujevac. Modeli është bërë sipas “Fiat 600D” dhe është prodhuar deri në vitin 2008. Ky model ka qenë i popullarizuar edhe në Egjipt.

Mercedes W123 ky model ka qenë i preferuar tek taksitët dhe gurbetçarët,ku suksesin e tyre në shtetet evropiane e kanë treguar me të.

VW Golf “Golfi” është prodhuar në Sarajevë prej vitit 1976 dhe në fabrikë janë prodhuar mbi 150.000 vetura.

Opel Kadet, ky model është i vitit 1977.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu