Babai i Aulon Zekës i thotë ‘jo’ hakmarrjes, ja ç’thotë ai për organet e drejtsisë

Vrasja e 16-vjeçarit Aulon Zeka, të shtunën e kaluar, ka tronditur shqiptarët kudo që jetojnë ata.

Auloni u vra mizorisht me katër plumba, për arsye të ulëta. Në paraburgim, si të dyshuar për këtë vrasje po mbahen dy persona.

Ndaj frustrimeve për këtë krim dhe thirrjeve për hakmarrje, babai i Aulonit, Afrimi, përgjigjet me urtësi se janë organet e drejtësisë që merren me këtë çështje.

ipas tij, “për çdo veprim që ne marrim, Auloni dhe Zoti do të hidhërohen”.

Ai porosit të gjithë miqtë dhe ata që bashkëndjejnë me familjen Zeka të jetë të fortë në këto momente.

“Të Lutemi te Allahu i Madhërishëm që ta bëjë Aulonin tonë banor të Xhenetit”, ka shkruar ai në një koment. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu