Babai hero, shpëton dy fëmijët nga vdekja (VIDEO)

Një skenë e denjë nga një film aksion, por që në këtë rast bëhet fjalë për një ngjarje reale të ndodhur në Indonezi, ku babai, një mekanik motoçikletash, ka shpëtuar nga vdekje dy fëmijët e tij.

Një automjet del nga rruga dhe i drejtohet dy fëmijëve që ndodheshin në trotuar, ndërsa me kurriz me ta ishte babai i tyre që po rregullonte një motoçikletë. Pasi dëgjon zhurmën ai ngrihet dhe me një veprim të pabesueshëm arrin të marrë në krahë dy fëmijët e tij duke shmangur përplasjen e automjetit me ta dhe fatmirësisht ata nuk patën asnjë lëndim.

Mijëra përdorues kanë përshëndetur veprimin e guximshëm të këtij babai, ndërsa video është shikuar më shumë se 4 milionë herë në rrjetin social “Facebook”.

Disa komentues e kanë krahasuar këtë person edhe me aktorët e filmave aksion si Jackie Chan dhe Liam Neeson.

“E kam shikuar më shumë se 10 herë videon dhe nuk i besoja syve të mi”, shkroi një komentues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu