Babai vret të bijën 11-muajshe “live” në Facebook

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është bërë sërish dëshmitar dhe transmetues i një tjetre ngjarjeje makabre.

Kësaj radhe një burrë nga Tailanda transmetoi “live” videon ku vriste të bijën 11-muajshe.

20-vjeçari Wuttisan Wongtalay filmoi vrasjen e të bijës në çatinë e një hoteli në dy videoklipe, të cilët u transmetuan në “Facebook Live”, para se të kryente edhe vetëvrasjen, tha policia tajlandeze.

Të afërmit i panë pamjet e tmerrshme mbrëmjen e të hënës dhe alarmuan policinë, e cila nuk arriti ta shpëtojnë as babanë as të bijën.

Dy klipet e vrasjes ishin të aksesueshme më pas në Facebook për pothuajse 24 orë, para se të hiqeshin në orën 17:00 me orën lokale të martën.

Videoja e parë ishte parë 112 000 herë deri mesditën e të martës, ndërsa videoja e dytë u pa 258 000 herë.

Ato po ashtu u ngarkuan në YouTube nga persona të tjerë, por kompania i hoqi brenda 15 minutash.

Sipas policisë, i riu nga Tajlanda kishte paranojën se e shoqja po e braktiste dhe nuk e dashuronte.

Një zëdhënës i Facebook-ut tha se “ky është një incident i tmerrshëm dhe lutjet tona janë me familjen e viktimës. Absolutisht nuk ka vend për përmbajtje të tilla në Facebook dhe videot tashmë janë hequr.”
Videot u hoqën nga Facebooku pasi një ministri tajlandeze kontaktoi me rrjetin social pas kërkesës së policisë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu