Bajram në tendat e refugjatëve në Tabanoc dhe Gjevgjeli (VIDEO)

Festa e Fitër Bajramit në tendat e refugjatëve në Tabanoc dhe Gjevgjeli, aty ku janë familjet e fundit të refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

“Këtë që po e bëjmë për refugjatët është simbolike, ndërsa atë që duhet ta bëjë bashkësia ndërkombëtare është ajo e vërteta”. Kështu thotë Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare “Legis”. Ai shton se kanë arritur të sigurojnë ushqim për t’i gëzuar refugjatët para festës së Bajramit, me drekë dhe argëtim,

“Intensiteti i festimit të festës veçse është i madh dhe ndjehet në të dy qendrat në Tabanovc dhe Gjevgjeli. Nesër dhe pasnesër fëmijët do të kenë mundësi që të zbaviten”, u shpreh për TV21, Jasmin Rexhepi, nga OJQ “Legis”.

Përfaqësues nga “Legis” dhe nga Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi” prej datës 20 deri 22 qershor, gjatë kohës së Ramazanit, personalisht i vizituan kampet e refugjatëve në zonën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë. Ata dërguan ndihmë humanitare, rroba dhe këpucë për 350 fëmijë në pesë qendra për fëmijët refugjatë pa përkujdesje prindërore.

Ndihma humanitare është siguruar përmes mjeteve të mbledhura nga qytetarët e Maqedonisë gjatë fushatës “Maqedonia – me dashuri për Alepon”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu