Ballistët skuqin Strumicën me flamuj kuqezi, fyhen shqiptarët

Gazeta “Lajm” njofton se stadiumi Mlladost në Strumicë është skuqur me flamuj kuqezi nga ana e tifozëve Ballistët, të skuadrës së Shkëndijës, të cilët me vonesë kanë hyrë në stadium, për shkak të pengesave të shumta gjatë rrugëtimit të tyre për në Strumicë.

Ballistët në stadium kanë hyrë në fundin e pjesës së parë. Në anën tjetër tifozët e Pelisterit, Çkembari i janë kundërpërgjigjur tifozëve të Shkëndijës me brohoritje antishqiptare.

Ndeshja është ndërprerë 10 minuta. Për shkak të situatës së krijuar arbitri kryesor Aleksandar Stavrev kishte dërguar lojtarët e të dyja ekipeve në zhveshtore, ndërsa pas qetësimit të situatës ndeshja ka vazhduar.

Finalja e kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Pelisterit në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0. /lajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu