Banka Botërore jep alarmin: Shqipëria vendi më i varfër në rajon. Ja me sa dollarë jetojnë shqiptarët

Banka Botërore, jep shifra alarmante për sa i përket varfërisë në vendin tonë. Sipas statistikave të fundit të bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për sa i përket nivelit të varfërisë.

Në raportin e BB-së, rreth 2 mijë e 300 shqiptarë jetojnë me 1.9 dollarë në ditë, ndërsa mbi 181 mijë të tjerë që përbëjnë 6.3 për qind të popullsisë jetojnë me 5 dollarë në ditë.

Nisur nga ky raport Shqipëria renditet, pas Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës, për sa i përket varfërisë në vend.

Gjithashtu BB ngre dhe një tjetër shqetësim të madh, ku numri i personave në varfëri ekstreme mbetet ende shumë i lartë, madje ka tendenca rritjeje gjatë viteve të fundit.

Më tej në raportin e BB-së, thuhet se Shqipëria ka numër më të lartë personash që jetojnë me 5 dollarë në ditë edhe se Serbia, Maqedonia e Bosnja. Madje Kosova paraqitet më mirë se Shqipëria pasi përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme është më e ulët se në vendin tonë, vetëm 0.2% të totalit të popullsisë.

Por gjithashtu BB hedh poshtë dhe shifrat për rritjen ekonomike të publikuara nga qeveria shqiptare. Sipas raportit të BB-së, rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.5% gjatë vitit 2017-19./ SYRI.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu