Bankat në Maqedoni ashpërsojnë kushtet për kredi

Sipas anketës më të re të Bankës Popullore të Maqedonisë, rreth 11% e bankave në Maqedoni i kanë ashpërsuar kushtet për kredi konsumatore dhe banesore.

Te kreditë konsumatore, pritjet për aktivitet të përgjithshëm ekonomik kontribojnë në ashpërsimin e mëtutjeshëm të kushteve.

Në aspekt të ndikimit të ndryshimeve të politikës monetare, ngjashëm si edhe në anketën e mëparshme, pjesa më e madhe e bankave – rreht 80% – tregojnë ndikim të parëndësishëm mbi politikat e tyre të normës kamatore, kurse 19% e tyre tregojnë ndikim të pjesërishëm në normat kamatore për aprovimin e kredive banesore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu