Banorët e Zharrëzës përzënë Bashën, ai u kërkon falje (VIDEO)

Banorët e Zharrëzës, pas marshimit tre ditor, janë vendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, duke mos iu bashkuar kështu protestës së opozitës.

Por kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të bashkohej me protestën e banorëve të Zharrëzës, por grevistët nuk pranuan.

Ata e quajtën opozitën bashkëpunëtore të Bankers Petroleum, pasi sipas tyre kontrata është firmosur në kohën që qeveriste PD.

“Ik mbaj fjalim te çadra. Hiqni flamujt e partive. Duam zgjidhje, duam shtëpitë tona”, iu drejtuan banorët e Zharrëzës, Bashës.

Edhe më parë grevistët e Zharrëzës kanë bërë me dije se nuk duan ta përziejnë kauzën e tyre për shtëpitë dhe jetesën e sigurt me kauza politike.

Dritare.net i mori një prononcim kreut demokrat, i cili tregoi se u kërkoi falje banorëve.

I pyetur se pse e larguan grevistët, Basha tha se ka qenë në dijeni të çdo veprimi të tyre.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja, por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpitë dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha për dritare.net.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu