Barcelona arrin në Madrid, disponim i mirë pas aterimit (FOTO)

Ekipi i Barcelonës ka arritur në aeroportin e Madridit para duelit El Clasico që zhvillohet sonte mbrëma.

Të buzëqeshur dhe në disponim para ndeshjes më të madhe të sezonit janë shfaqur të gjithë protagonistët.

Edhe pse paraqitja e Neymar është vështirë të ndodhë, një gjasë ekziston për Blaugranët, por ata duhet të rrezikojnë shumë.

Të gjithë lojtarët janë shfaqur me veshje të njëjta, me pantallona ngjyrë të gjelbër tejet ushtarake, dhe me fanellë të zezë në pjesën lart.

Nuk dihet simbolika e kësaj veshje, por më në disponim u shfaqën Iniesta, Umtiti dhe Rakitic që vazhdimisht ishin të buzëqeshur.

Barcelona i shkon Real Madridit në Santiago Bernabeu nga ora 20:45, në duelin më të madh planetar të futbollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu