Barcelona me ofertë zyrtare për yllin e Realit (FOTO)

Barcelona ka bërë ofertën përfundimtare për mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon

Drejtuesit e Barcelonës do të provojnë edhe mundësinë e fundit për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Sipas Don Balon, Barcelona tashmë ka bërë ofertën e fundit për Iscon, të cilin e dëshiron nga edicioni i ardhshëm në Camp Nou.

Por, gjasat duket se janë të vogla për katalunasit, pasi Isco muajt e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Realit dhe pritet që nga fillimi të luaj edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Për më shumë, vet lojtari pas titullit të La Ligas, ka insistuar se do të nënshkruaj kontratë të re me Realin, e cila do ta mbaj edhe për një kohë të gjatë në Santiago Bernabeu. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu