Barcelona do ti përkujtojë viktimat e vrara në mënyrë speciale në ndeshjen e të djelës

Emri “Barcelona” do të shkruhet në anën e pasme të fanellave të lojtarëve të Barçës kur ata përballen me Real Betis të dielën si një përkujtim për viktimat e sulmeve terroriste në qytet dhe në rrethinat e saj.

Sipas klubit katalanas, ata i kërkuan Federatës spanjolle të futbollit për leje të posaçme për të bërë një gjest pas incidenteve të tmerrshme të enjten. Gjithashtu lojtarët do të kenë sloganin #TotsSomBarcelona (Ne të gjithë jemi Barcelon) në pjesën e përparme të fanellës e cila gjithashtu është miratuar nga LaLiga, përcjell Albeu.com.

Përpara ndeshjes që nis në orën 20:30 në orën lokale do të ketë një heshtje minutash. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu