Bashkëshortja e Tarçullovskit: Jo një por 8 vjet qeveria VMRO-BDI na dha 5 mijë euro në muaj (FOTO)

Pas publikimit të lajmit se Qeveria Gruevski-Ahmeti i ka dhënë nga 5 mijë euro në muaj Johan Tarçullovskit, i dënuar nga Gjykata e Hagës për masakrën ndaj shqiptarëve në Luboten, ka reaguar edhe bashkëshortja e Johanit, Sonja Tarçullovska, raporton Televizioni SHENJA.

Ajo thotë se jo një vit, por 8 vite me radhë Qeveria VMRO-BDI i ka dhënë këtë shumë mujore, që sipas llogarive rezulton se 480 mijë euro para të qytetarëve kanë shkuar për Johan Tarçullovskin.

Përndryshe, më herët gjatë ditës edhe zëdhënësi i Qeverisë aktuale Mile Boshnjakovski konfirmoi autenticitetin e dokumentin dhe tha se do të dalin me detaje shtesë për këtë rast ditëve në vazhdim. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu