“BDI-ja do hyjë në koalicion vetëm me atë parti që do përkrahë PSP-në” (VIDEO)

Partitë shqiptare i kanë vendosur kushtet e tyre lidhur me koalicionin për të formuar qeverinë e re në Maqedoni.

Gjithashtu, PSP-ja është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë dhe pastrimin e plotë me aferat e përgjimit, ndërsa BDI-ja do të pranojë të hyjë në koalicion me partinë e cila do të garantojë vazhdimin e mandatit të PSP-së”, ka thënë ish-deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti, gjatë emisionit të “TV 24”.

“BDI do të pranojë koalicion me partinë e cila do të pranojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Pastaj BDI nuk kërkon që gjuha shqipe të jetë e para në përdorim, atë e dimë të gjithë se është maqedonishtja”, ka thënë Aliti.

Sipas tij, BDI do të bëjë përpjekje për zgjidhjen e kontestit me emrin.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu