Beckham rikthehet te Real Madrid por tani me një mision të ri

David Beckham do të rikthehet te Reali i Madridit, sigurisht që nuk bëhet fjalë si lojtar. Legjenda e futbollit anglez do të ketë një rol të ri, përcjell SuperSport.

Ashtu siç raporton “Marca”, gazetë shumë pranë klubit madrilen, Beckham është në bisedime me drejtuesit e “Galaktikëve”, për t’u bërë ambasadori i Realit të Madridit në të gjithë botën, rol ky i ngjashëm me atë që pak ditë më parë mori Ronaldinho te Barcelona. Beckham ka veshur fanellën e “Los Blancos” nga viti 2003 deri më 2007, ku në atë kohë Reali kishte edhe yje të tjerë ne skuadër si Figo, Ronaldo e Zidane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu