Befason Edi Rama: Nëse provohen akuzat ndaj Tahirit, kam vetëm një fjalë për të

Në rast se provohen nga Prokuroria akuzat ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, atëherë Kryeministri Edi Rama ka vetëm një fjalë për të: Vemie!

Ishte vetë Kryeministri Rama që nga studio e emisionit “360 gradë” tha se nëse akuzat për implikim në trafik droge vërtetohen atëhere Tahiri meriton vetëm fjalën vemie

“Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre që unë e kam mbështetur Saimir Tahirin, atëherë nuk është ai që kam besuar unë, por një njëri që meriton vetëm fjalën vemie”, u shpreh kryeministri

Kujtojmë se Kryeministri Rama pas publikimit të dosjes së përgjimeve të grupit Habilaj kërkoi prova konkrete ndaj ish-ministrit, duke mos lejuar arrestimin e tij. (e.c/noa.al)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu