Bejli: Partive u takon të formojnë Qeveri, t’i vazhdohet mandati PSP-së

Është vendim i partive se çfarë Qeveri do të formojnë pasi që zgjedhjet e 11 dhjetorit sollën rezultat jashtëzakonisht të ngushtë. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Xhejs Bejli në një intervistë për televizionin, Sitel në të cilën ka shtuar se nëse sërish ka zgjedhje për një kohë të shkurtë, siç kërkon VMRO-DPMNE, kjo nuk do të garantonte rezultate të ndryshme nga ata të 11 dhjetorit, dhe dalje të vendit nga kriza.

“Ne kemi potencuar, sikurse ambasadorë tjerë dhe Komesari Han- nga perspektiva ynë, ajo që është me rëndësi është që Qeveria e re të punoj në zbatimin e reformave që janë notuar në Marrëveshjen e Përzhinos, listën urgjente të reformave nga Raporti i Pribesë, pra kjo është ajo që ne e presim nga Qeveria e re”, ka deklaruar Xhejs Bejli, Ambasador i SHBA-së

“Të kthehemi parapa dhe të shohim se kush ishte shkaku për formimin e PSP-së, e ajo ishte të sjellë përgjegjësi për përmbajtjet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara. Nuk jam i sigurt se kushdo qoftë atëherë ishte i vetëdijshëm për vëllimin e punës me të cilën do të ballafaqohet PSP-ja…dhe besojë se institucioni ballafaqohet me pengesa dhe bashkëpunim të vështirësuar poashtu”, ka shtuar më tej Bejli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu